Transmetuar më 22-07-2024, 09:33

Flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm masivin pyjor të fshatit Shmri, në Orosh të Mirditës.

Mësohet se flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Nga ana e strukturave të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektiv të FA.

Gjithashtu mësohet se terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit