Transmetuar më 22-07-2024, 08:00

Një person i hipur mbi një makinë tip fuoristradë Jeep ka aksidentuar rëndë një burrë shqiptar dhe është zhdukur në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi në orën 07.30 të mëngjesit të së dielës në Lentariana të Chania, Kretë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë greke.

Konkretisht në rrugët Papanastasiou dhe Georgiakaki, një 60 vjeçar shqiptar kishte ndaluar për të parkuar motorin e tij kur iu afruar me shpejtësi të madhe makina që e përplasi duke shkaktuar plagosjen e rëndë të burrit.

Çastet e aksidentit ishin dramatike pasi 60 vjeçari shqiptar u tërhoq zvarrë disa metra në aksident e sipër duke marrë plagë të rënda.

Shoferi i Jeep-it ka vazhduar rrugën pa u kujdesur të japë ndihmë për aksidentin që ka shkaktuar.

I plagosuri është dërguar në spital me autoambulancë, ndërsa nga ana e Policisë së Haniasë po kryhen hetimet për shkaqet e aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit