Transmetuar më 21-07-2024, 22:49

RUSI- Duke reaguar ndaj njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden për tërheqjen e kandidaturës së tij për një mandat të ri presidencial, Kremlini tha se mbetet i kujdesshëm për zhvillimet në situatë. Gjithashtu Peskov u shpreh se zgjedhgjet janë katër muaj larg dhe kjo është një periudhë e gjatë gjatë së cilës shumë mund të ndryshojnë.

“Zgjedhjet janë katër muaj larg. Kjo është një periudhë e gjatë gjatë së cilës shumë mund të ndryshojnë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shikojmë se çfarë ndodh”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit