Transmetuar më 21-07-2024, 21:50

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzes”, në Fier. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur të plagosur 2 persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmen mjekësore, dhe sipas burimeve të informacionit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit