Transmetuar më 21-07-2024, 19:28

GRAMSH- Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen “Xhile Liçi” të Gramshit, teksa në të ndodheshin dy vëllezër të cilët kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht bëhet me dije se vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Gjithashtu rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri kishte një lokal dhe tjetri një mobilieri. Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. Nga hetimet paraprake dyshohet për shpërthim tritoli.

Incidenti ka ndodhur në lagjen "Xhile Liçi" në Unazën e qytetit. Noa.al ju sjell pamjet nga kjo ngjarje.

Raportohet se ka shpërthyer ne ecje automjeti tip fort Focus i shtetasit Algert Mine.

Në momentin e shpërthimit në automjet kanë qenë dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine.

Të plagosurit po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia lokale tha zyrtarisht se rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit