Transmetuar më 21-07-2024, 19:15

Lezhë, 21 Korrik 2024 /noa.al- Plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 27 vjeçarin Alfred Marku, brenda pak orësh vihet në pranga nga policia.

Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip "Audi", me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të 30 vjeçarit Ermir Luca, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ka plaosur me armë zjarri shtetasin Alfred Marku, 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Policia tha se 30 vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Çfarë ndodhi sot në plazhin e Tales

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit