Transmetuar më 21-07-2024, 16:10

Shkodër, 21 Korrik 2024 /noa.al- Dy gra janë plagosur në një aksident rrugor sot në Shkodër si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, kur automjeti me drejtues shtetasin Gjelosh Malaj 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Naim Sokoli, 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetaset Violeta Malaj, 57 vjeçe dhe Ardira Kraja, 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, raporton noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit