Transmetuar më 21-07-2024, 14:40

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e ketij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar fotot e dy viktimave. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar vëllai i Marsel Çelës. Ai e cilësoi ngjarjen se “thikë pas shpine”. Vëllai i tij po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj ku në mënyrë të pafajshme u bë pre e atentatit. I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët,” tha ai

Vëllai i viktimës paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës,” shtoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit