Transmetuar më 21-07-2024, 11:40

36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin dhe orët e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shenjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi.

Noa.al ka siguruar fotot e viktimave të masakrës që tronditi mbrëmjen e kaluar Memaliajn.

Gledio punonte kamarier në barin ku ndodhi ngjarje dhe ndonëse ora kishte kaluar 23:00, ai vazhdonte t’u shërbente klientëve që vazhdonin të konsumonin pije. Një prej tyre ishte dhe Marsel Çela.

Të dy mbetën viktimë e atentatit, që dyshohet se është pjesë e sagës së egër të hakmarrjeve që kanë nisur që prej viti 2022.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit