Transmetuar më 21-07-2024, 11:10

Tentoi të vriste me thikë kushërirën duke e plagosur, arrestohet 33 vjeçari në Fier.

Ndërhyrja e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier.

Ardit Nuhu, 33 vjeç banues në fshatin Zhupan në Fier, u prangos pasi dyshohet se ka plagosur me thikë kushërirën e tij, Fatmira Nuhu, 59 vjeçe.

Policia tha se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe shtoi se sulmi me thikë erdhi si përpjekje e të riut për ta vrarë Fatmirin.

Aktualisht e plagosura ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja 59 vjeçare u sulmua nga nipi i burrit që shihni në foton e arrestimit.

Pas arrestimit, i riu përballet me akuza për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit