Transmetuar më 21-07-2024, 11:02

Autorët e masakrës në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Noa.al, ka siguruar pamjet nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë.

Zjarri ka përfshirë dhe një banesë të pabanuar aty pranë.

Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat.

Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.

Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit