Transmetuar më 21-07-2024, 10:32

Uniformat blu po zhvillojnë kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, në kërkim të autorëve të ngjarjes tragjike në Memaliaj.

Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në qytetet si Berat dhe Vlorë.

Nga atentati kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.

Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të.

Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit