Transmetuar më 21-07-2024, 09:09

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohet se nga atentati i mbrënshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.

Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut e plagosën duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 dhe tronditi qytetin e Memaliajt rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt viktimave.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment. 74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit