Transmetuar më 21-07-2024, 08:39

Shqipëri – Sipas MeteoAlb gjatë orëve të paradites vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në juglindje të territorit.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë.

Kosova – Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit