Transmetuar më 21-07-2024, 06:19

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot, në mëngjes vonë, Hëna do të fillojë një tranzit më të mirë dhe ju do të jeni në gjendje të rikuperoni më shumë paqe mendore. Nëse keni qenë shumë të padurueshëm dhe agresivë me dikë në ditët e fundit, mund të ndjeni se gjithsesi gishti drejtohet tek ju. Shmangni hapat e nxituar dhe numëroni deri në tre përpara se të flisni apo veproni.

Demi: Sot në mëngjes Hëna do të jetë ende në një aspekt të favorshëm, kohë pas së cilës do të bëhet e pafavorshme. Në mbrëmje mund të ndiheni pak të lodhur ose nervozë. Mundohuni të lini pas të kaluarën e trishtuar, kujtimet e lidhura me njerëzit që ju lëndojnë: nuk ia vlen të mendoni për hakmarrje. Ju mund të ecni përpara me besim. Gushti do të jetë një muaj intrigues për dashurinë.

Binjakët: Sot për fat Hëna do të jetë sërish mikesha juaj dhe do të rikuperoni më shumë energji dhe vitalitet. Në dashuri po kuptoni se sa e vështirë është të distancoheni nga referencat që kanë rezultuar të rëndësishme me kalimin e kohës. Kreativiteti mund të fitojë në punë. Tranziti i Jupiterit në shenjën tuaj do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Gaforrja: Duhet të përpiqeni të përfitoni nga të gjitha mundësitë për avancim në punë, edhe nëse filloni të ndiheni të lodhur. Fundi i korrikut mund t’ju ofrojë kënaqësi të madhe, por do t’ju duhet të bëni gjërat në kohë dhe të largoni disa dyshime që po ju mundojnë. Gushti do të jetë një muaj më i qetë dhe më tërheqës në dashuri.

Luani: Sot, nga mëngjesi vonë, Hëna do të jetë në kah të kundërt: është më mirë të përqendroni gjithçka në pjesën e parë të ditës, sepse atëherë mund të shfaqet pak më shumë axhitim ose ndonjë pengesë e vogël. Kushdo që ka pasur probleme financiare apo praktike do të bënte mirë të mbështetej tek një ekspert. Përdorni këto orë për të menduar për projekte të reja pune.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot yjet do t’ju ftojnë të lëvizni, të veproni dhe të mos qëndroni më në vendnumëro. Në dashuri gradualisht do të filloni të keni gjithnjë e më pak tension dhe keqkuptime: gushti premton të jetë një muaj i rëndësishëm për ndjenjat me Venusin në shenjën tuaj.

Peshorja: Këtë të diel do të bënit mirë ta kaloni ditën duke u relaksuar, veçanërisht nëse keni krijuar shumë stres dhe tension kohët e fundit. Duhet të përdorni më shumë kokën dhe të kurseni energji të dobishme. Në dashuri, përpiquni të mos mendoni për të kaluarën. Ju duhet të rikuperoni më shumë qetësi të brendshme.

Akrepi: Në dashuri mund të lindin tensione ose hutime të vogla të cilat do t’ju prishin qetësinë. Beqarët kanë frikë të kthehen në lojë dhe të vuajnë sërish. Duhet të bëni plane për gushtin, sepse premton të jetë një muaj shumë premtues. Si në punë ashtu edhe në dashuri, javët e ardhshme do të ofrojnë disa avantazhe të tjera.

Shigjetari: Sot, me Hënën në aspekt të mirë, Venusin dhe Mërkurin të favorshëm, do të mund të rikuperoni një ndjenjë, një pasion. Tani e tutje do të jeni në gjendje të filloni të përballeni dhe të përfundoni sfida të rëndësishme. E rëndësishme do të jetë të mos mbivlerësoni aftësitë tuaja dhe të rrezikoni shumë.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të diel do të filloni të rikuperoni ngadalë një kapacitet të mirë për veprim në funksion të fundit të muajit, kur Mërkuri do të aktivizohet sërish. Në këtë periudhë do të fitojnë marrëdhëniet më autentike dhe të ndershme.

Ujori: Sot, në mëngjes, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj: duhet të përfitoni nga idetë dhe intuitat e reja që do të keni për të konsideruar projekte të reja pune. Në dashuri po përjetoni ditë tensioni të madh: ndjenjat përjetohen në mënyrë të ndërlikuar.

Peshqit: Ky fund korriku po sjell dyshime dhe shumë angazhime. Mundohuni të mos dëgjoni kritikat nga ata që janë ziliqarë. Në këtë periudhë do të merreni me jetë praktike, duhet të vendosni rregull në çështjet ekonomike dhe profesionale. Herë pas here përkëdhelni veten me pushime të vogla rigjeneruese.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit