Transmetuar më 20-07-2024, 20:37

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka zhvilluar seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit, Adil Hizdrit. I riu dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 70-vjeçarin Fadil Hunda.

Gjykata kërkoi arrest me burg për 31-vjeçarin për plagosje me dashje. Gjyqtari i seancës Shkëlzen Liçaj e konsideroi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg.

Mësohet se shkak i plagosjes ka qenë një borxh që Familja Hunda i kishte marrë Adil Hizdrit. Pas një konflikti në një lokal në lagjen 17 dhe Hizdri nxorri armën dhe qëlloi dy herë me pistoletë 70-vjeçarin Hunda. Banorët njoftuan policinë dhe patrullat Shqiponja reaguan me shpejtësi duke e arrestuar në flagrancë autorin e duke i sekuestruar edhe armën e krimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit