Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 20-07-2024, 18:44
Sezoni turistik është në pikën kulminante dhe emigrantë shqiptarë kthehen në atdhe për të kaluar pushimet e tyre, shumë të tjerë zgjedhin të pushojnë jashtë.
Si pasojë në pikën kufitare të Qafë-Botës është krijuar radhë e gjatë.
Mësohet se pala greke punon me një sportel, duke krijuar kështu radhë në pikën kufitare, ndërsa automjeteve iu duket të presin në radhë në temperatura të larta.
Ndërkohë turistët e shumtë por edhe banorët thonë se janë nën temperatura rreth 40 gradë për gati 2 orë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd