Transmetuar më 20-07-2024, 17:55

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës.

Mësohet se gjatë kontrollit në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, të riut gjatë kontrollit në automjetin e tij ui gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 28-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë operacioni policor i koduar “Nexus”.

Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Nexus”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit