Transmetuar më 20-07-2024, 16:43

Andrea Bregasi, i arrestuar në lidhje me atentatin në zonën e Don Boskos, në Tiranë ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës.

Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa bëhet e ditur se Bregasi humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

Ai është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

Asokohe autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Policia vendosi 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, i cili ra në pranga më 11 korrik.

Gjithashtu, ditën e premte, një tjetër i dënuar ka humbur jetën nga burgu i Fushë Krujës, Ramazan Shaqiri. I dwnuari ishte përdorues lënde narkotike metadon dhe se po përdorte mjekime për t’u shkëputur nga varësia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit