Transmetuar më 20-07-2024, 15:55

Pasi u betua si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin e tij.

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri shprehu vendosmërinë e tij për të mos përdorur imunitetin si eurodeputet për të shmangur dënimin.

“Siç ju kisha thënë, u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime dhe këtu dua të jetoj. Jam i bindur për drejtësinë time, në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat shqiptare. Jam shumë i lumtur që sot më shoqëron kandidati i duhur për Himarën, Petro Gjikuria. Kam kërkuar lirinë me kushtë,” tha Beleri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit