Transmetuar më 20-07-2024, 12:27

Një 30 vjeçar është kapur nga policia e Vlorës pasi iu gjetën në banesë armë zjarri dhe drogë.

Në fillim iu ushtrua kontroll në automjetin e tij, ku iu gjetën një dozë me kanabis.

Nga kontrolli i mëtejshëm në banesën e 30-vjeçarit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

30-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit