Transmetuar më 20-07-2024, 11:15

Një person është gjobitur pasi kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në plazhin e Velipojës.

Policia e ka ndëshkuar me masën administrative 100,000 lekë, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar për mungesë dokumentacioni.

Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

“Pas verifikimeve të kryera, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit