Transmetuar më 20-07-2024, 10:18

Fier, 20 Korril 2024 /noa.al- Një grua është plagosur sot me thukë dhe policia thotë se autori është nipi i burrit të saj.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, raporton noa.al.

I riu Ardit Nuhu 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen Fatmira Nuhu, rreth 70 vjeçe.

E moshuara ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Ardit Nuhu, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /noa.al

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit