Transmetuar më 20-07-2024, 09:40

Ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Disa prej tyre janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, katër nga ish-banoret e BBV3 janë bërë së bashku për të shijuar rrezet e diellit dhe detin.

Këtë e ka zbuluar Roza Lati përmes një postimi në “Instastory”.

Ajo ka postuar një video ku tregon se është në plazh bashkë me Rike Roçin, Françeska Muratin dhe Erjola Doçin.

Vajzat bukuroshe duket se kanë vendosur që të shijojnë fundjavën në plazh. Ato ndodhen në jug, në bregdetin shqiptar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit