Transmetuar më 19-07-2024, 20:05

Ka ndërruar jetë një i burgosur që po vuante dënimin e tij në burgun e Fushë-Krujës. Sipas raportimeve, i burgosuri, Afrim Shaqiri, 39 vjeç është dërguar pa shenje jete në spital.

Mësohet se Shaqiri ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta që sollën vdekjen e tij, por paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit