Transmetuar më 19-07-2024, 14:50

Ish -kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për shkak të aferës së privatizimit të ish-sport klub “Partizani”, ka ndryshuar përfaqësues ligjor duke u prezantuar sot me një tjetër avokate.

Në seancën e sotme në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha përfaqësohej nga një tjetër avokate, Klodjana Gjyzari.

Pala mbrojtëse ka kërkuar të njihet me aktet hetimore të periudhës dymujore.

Më herët, seanca në GJKKO ishte shtyrë një javë më parë pasi avokatët mbrojtës nuk arritën të merrnin 12 fashikujt hetimorë kundrejt pagesës që kërkoi SPAK.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë la në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Gjyqtarët vendosën të rrëzonin kërkesën e Berishës dhe Malltezit për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi janë nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Ai ka bërë kërkesa të shumta për ndryshim mase sigurie, por të gjitha janë refuzuar deri tani nga gjykatat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit