Transmetuar më 19-07-2024, 15:05

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish kryebashkiakun Vangjush Dako, Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin dhe Adrian Bulkun.

Ndërsa për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka u pranua kërkesa për gjykim të zakonshëm dhe për ndarjen e çështjes nga Vangjush Dako.

Këta të fundit në seancën e kaluar kërkuan shpalljen e moskompetencën lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Durrësit, me argumentin se akuza që rëndon mbi ta nuk është komentente për tu shqyrtuar nga kjo gjykatë. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit