Transmetuar më 19-07-2024, 13:03

Aksident me vdekje në Lushnje.

Një motoçikletë përplaset me një biçikletë. Pë pasojë humb jetën drejtuesi i biçikletës Fitim Xhafa, plagoset drejtuesi i motoçikletës, Jovan Liçi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Karbunarë.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spital.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin Jovan Liçi 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin Fitim Xhafa, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit