Aksident spektakolar në Lezhë. Përplasen dy mjete, njëri merr para 8 makina të parkuara. Nga ky aksident kanë shpëtuar për mrekulli klientët e lokalit aty pranë.
Ngjarja e frikshme ndodhi në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Pas përplasjes së dy automjeteve, njëri ka përfunduar i përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të parkuara. Por rëndësi ka që klientët shpëtuan për mrekulli.
Një person ka mbetur i plagosur dhe u dërgua në spital.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
‘Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.
Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd