Transmetuar më 18-07-2024, 23:05

Horoskopi javor i Rob Brezsny-t, është një nga rubrikat astrologjike më të lexuara ndërkombëtarisht. Brezsny nuk është i famshëm vetëm si një astrolog amerikan veçanërisht intuitiv dhe i çuditshëm, por edhe si një artist shumëplanësh dhe i çuditshëm.

Një frymëzim që ai pëlqen ta derdhë në pasqyrën e tij të veçantë astrologjike që publikohet çdo të enjte në të përjavshmen Internazionale. Nëse doni të dini lajmet, këshillat dhe “detyrat” popullore që zbulon studiuesi yll, lexoni horoskopin e Rob Brezsny-t, për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut për javën nga sot deri më 24 korrik që që jua sjell më poshtë noa.al.

BRICJAPI, horoskopi i plotë nga Rob Brezsny për javën 18 deri 24 korrik 2024

Bricjapi: Yjet ju ftojnë të bëheni më bujarë dhe të ofroni përzemërsinë dhe dhuratat për të dashurit, për aleatët dhe bashkëpunëtorët tuaj që ju qëndrojnë vazhdimisht pranë, ju japin mbështetjen dhe dashurinë vetëmohuese.

Shoqja ime e fëmijërisë Jeanine thoshte: “Testi më i mirë i miqësisë është kur dikush të jep gjysmën e ëmbëlsirave të tij të preferuara. Por prova më e mirë e një miqësie fantastike është kur të japin më shumë se gjysmën”.

Dhe më pas ajo më jepte më shumë se gjysmën e çokollatës të cilën e pëlqente aq shumë, Butterfinger.

Në përputhje me shenjat astrale, ju ftoj që në ditët në vijim t’u jepni të paktën gjysmën e ëmbëlsirave tuaja njerëzve të cilët ju interesojnë dhe mendoni mirë për ta.

Është një fazë e ciklit tuaj astrologjik ku do të përfitoni nga ofrimi i dashurisë dhe shpërblimeve të veçanta për aleatët që ju ofrojnë kaq shumë dashuri dhe mbështetje.

Të gjitha shenjat këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit