Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 18-07-2024, 20:19
Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit. Burime paraprake për gazetaren Enkeleda Arapi bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrethana momentalisht të paqarta.
Identiteti i personave të përshirë në këtë ngjarje nuk dihet ende, ashtu sikurse gjendja e të plagosurit.
Policia mësohet se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd