Transmetuar më 18-07-2024, 14:54

TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për marrjen e masave për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi pjesërisht ligjin që detyronte mjekët e rinj të punonin tre vjet në Shqipëri pas diplomimit.

Çupi bën me dije përmes një postimi në Facebook, se Këshilli vendosi që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.

Ajo shprehet se mazhoranca kërkon që studentët pas diplomimin të punojnë tre vite në Shqipëri, por masat shtrënguese dhe penalitetet nuk janë zgjidhja për këtë.

POSTIMI I PLOTË:

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Legjislacionit kam kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi. Ditën e sotme, Këshilli për Legjislacionin ka vendosur që shqyrtimi i projektligjit t’i kalojë menjëherë komisionit parlamentar të Ligjeve, dhe më pas seancës plenare për votim.

Ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë që periudha pas studimeve gjatë të cilës mjekët e rinj janë të detyruar të punojnë në Shqipëri të jetë 3 vite, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që kjo periudhë të zerohet dhe mjekët e sapodiplomuar të zgjedhin lirisht vendin ku duan të ushtrojnë profesionin e tyre.

Nëse qeveria dëshiron sinqerisht që mjekët e rinj të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, kjo nuk bëhet me masa shtrënguese e penalitete, por duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të punës dhe trajtimin financiar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit