Transmetuar më 18-07-2024, 12:55

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.

Idrizi tha se është absurde që mes dy vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë, por nga ana tjetër Greqia ka ende në fuqi ligjin e luftës me ne. Idrizi u shpreh se Greqia e mban me ligj gjendjen e luftës me Shqipërinë dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve.

Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

Fjala e Shpëtim Idrizit në parlament:

Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.

Shtetet e përcaktuara si armike janë Italia bashkë me tokat perandorake dhe klonitë e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shqipëria s’ka qenë shtet sovran që sulmonte fqinjin e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik. Greqia ishte e pushtuar pas sovranitet e në fakt në akte të tjera këtë gjë e ka pranuar edhe Greqia vetë. Por dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtete e mësipërme.

Por çka ndodhur ndërkohë. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara.

Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr. Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie.

Me 20 tetor të vitit 2020 dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron, sa i përket ligjit të luftës kjo është një anakronizëm, jam i sigurt që do ta zgjidhim. Sekuestro mbi pronat e shqiptarëve është në fuqi. Jemi të vonuar, pas 84 vitesh. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. I takon këtij Kuvendi që të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës dhe i pavarur. Kemi autoritetin për të ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë institucional dhe ndërkombëtar. Kërkon zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës dhe pasojat juridike pronësore. Ngjan me ato minat e fshehura, të ndryshkura të luftës së dytë botërore që nga pakujdesia mund të shpërthejnë në çdo rast, duhet çaktivizuar ky ligj siç çaktivizojmë minat e luftës së dytë botërore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit