Transmetuar më 18-07-2024, 10:59

Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.

Tavo është konfirmuar tashmë si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të brendshëm.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.

Tavo ia ka kërkuar dorëheqjen nga posti i prefektit ministrit të brendshëm Taulant Ballës, ku shpreh mirënjohjen e tij për mundësinë që pati në një kohë të shkurtër.

Më tej në shkresë Tavo falenderon bashkëpunëtorët e tij në këto muaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit