Transmetuar më 18-07-2024, 09:01

Fredi Beleri është takuar sot në Strasburg me presidenten e rizgjedhur të Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ku këtë javë po mbahet seanca e parë plenare e Dhomës së Përfaqësuesve, me përbërjen e re.

Beleri e ka përshkruar me fjalë të mëdha këtë takim, duke thënë se do t’i qëndrojë pranë saj gjatë gjithë mandatit.

“Përkrahja e saj gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e pandarë dhe e falënderoj nga zemra. Në fytyrën e saj pashë vërtet se çfarë do të thotë Evropa. Europa është Demokraci, Sundimi i Ligjit dhe mbi të gjitha Liri, do të jem pranë saj gjatë gjithë mandatit të saj”, shkruan Beleri në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit