Transmetuar më 18-07-2024, 08:55

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i ka thënë privatisht Presidentit Joe Biden në një bisedë të fundit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund ta mposhtë Donald Trumpin.

Sipas burimeve për CNN, Pelosi i tha Biden se ai mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve në nëntor, nëse vazhdon të kërkojë një mandat të dytë.

Deklarata SHOKUESE e shefes së Onkologjikut: Të jesh me kancer nuk do thotë që s’je e aftë për punë!

Presidenti iu përgjigj duke i thënë Pelosit se i ka parë sondazhet dhe tregojnë se ai mund të fitojë, tha një burim.

Një tjetër nga burimet e përshkroi Bidenin si një qëndrim mbrojtës në lidhje me sondazhet.

Kjo telefonatë shënon bisedën e dytë mes ligjvënëses së Kalifornisë dhe Biden që nga debati katastrofik i presidentit më 27 qershor. Ndërsa data e saktë e bisedës nuk ishte e qartë, por burimi tha se ndodhi brenda javës së kaluar. Pelosi dhe Biden folën gjithashtu në fillim të korrikut.

Pelosi në një intervistë javën e kaluar: “I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë atë që të marrë atë vendim sepse koha është e shkurtër.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit