Transmetuar më 17-07-2024, 23:26

BRITANI- Ditën e nesërme 47 liderë evropianë do të takohen në Pallatin Blenheim, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Bëhet me dije se lidhur me këtë samit, drejt Britanisë ka udhëtuar dhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim dhe për emigrimin.

Gjithashtu mësohet se do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Samiti në fjalë vjen si një nga ngjarjet e para të këtij niveli që po zhvillohen në Britani që nga zgjedhja e kryeministrit të ri Keir Starmer.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit