Transmetuar më 17-07-2024, 23:01

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, Petro Gjikuria ka nisur fushatën në Himarë.

Ndalesa e parë, ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës ishte Himara fshat. Prezent ishte edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ndërsa Berisha dhe Meta kishin nisur si të deleguar figura të dorës së dytë. Në takim ishte i pranishëm sekretari i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Gjikuria tha se do të vërë në zbatim programin e Fredi Belerit.

"Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatim programin e Fredi Belerit", tha ai.

Tedi Blushi në fjalën e tij, pati një mesazh kërcënues për kryeministrin Edi Rama.

“Nga ky shesh i bëj thirrje Edi Ramës: Hiqi kthetrat e zeza nga Himara! Mos e provoko nervin dhe karakterin e himarjotëve! Mos guxo t’i përçash se fundin do ta kesh shumë të keq”, tha Blushi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit