Transmetuar më 17-07-2024, 14:30

Fredi Beleri ndodhet në Strasburg, aty ku do të betohet si eurodeputet i Greqisë.

Ai ka marrë leje nga burgu në Shqipëri. Në një intervistë për mediat greke, Beleri tha se 15 muajt e fundit kanë qenë më të vështirët të jetës së tij. Ai tha se do luftojë për të drejtat e grekëve në Shqipëri.

Duke komentuar zgjedhjet e reja në Himarë, Beleri tha se Petro Gjikuria është grek, dhe si grek ka mbështetjen e tij.

“Ato 15 muaj ishin më të vështirat e jetës sime. Burgu nuk është i lehtë për askënd. Kisha mbështetjen e shumë njerëzve. Por ja ku jam këtu për të luftuar për të drejtat e grekëve në Shqipëri. Shumë vëllezër kanë ardhur këtu për të më përshëndetur, për të më pyetur.

Unë e di që në fund do dal i pafajshëm. Burgu është burg, nuk ka lidhje me burgjet e para ’90-ës, por çdo i burgosur trajtohet njësoj. Për kryebashkiak të ri të Himarës duam një grek, një grek që ta dojë populli”, deklaroi Beleri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit