Transmetuar më 16-07-2024, 19:41

Një kullë shumëkatëshe është planifikuar të ndërtohet në qendër të qytetit të Shkodrës.

Shpallja e projektit fitues për "Kullën Rozafa" është bërë me një ceremoni madhështore ku ka marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama, ai i cili njëkohësisht firmos lejet për ndërtimin e kullave të larta në vend.

Përveç kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i pranishëm ka qenë edhe ai i Lezhës, Pjerin Ndreu, si dhe zyrtarë të tjerë.

Garën e ka fituar studioja arkitekturore spanjolle “Selgascano Architects”, ndërsa kulla do të ndërtohet nga Rozafa Group.

Kjo është ndërtesa e parë e kësaj lartësie në qytetin veri-perëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit