Transmetuar më 16-07-2024, 15:10

Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga kushëriri i tij polic. Ngjarja ka ndodhur në Istog.

Sipas informacionit të parë, rezulton se polici dhe i plagosuri janë djem tezesh me njëri-tjetrin.

Ndërsa nuk ka ende një informacion, nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Aktualisht, raportohet vetëm se i mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit