Transmetuar më 16-07-2024, 14:04

Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian. E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania Malteze e Partisë Popullore Evropiane (EPP) do të qëndrojë në këtë rol edhe për 2.5 vite të tjera.

Ajo mori mbështetjen e shumicës së 720 anëtarëve të sapozgjedhur të Parlamentit Evropian. 562 europarlamentarë votuan për të.

Mandati pesëvjeçar i presidentit të Parlamentit është ndarë tradicionalisht në dysh midis socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D) dhe PPE-së së qendrës së djathtë.

Para votimit ajo u zotua për “udhëheqje të fortë” dhe për të vazhduar presionin për të drejtën e Parlamentit për të inicuar legjislacionin.

“Kjo duhet të jetë një Dhomë që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë,” tha ajo, duke nderuar ish-presidentin e ndjerë David Sassoli.

“Unë kurrë nuk do të shmangem nga marrja e vendimeve të vështira,” shtoi ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit