Transmetuar më 16-07-2024, 14:00

Duke nisur nga kjo javë dhe paraprakisht deri edhe në gusht, orari i administratës publike do të reduktohet me disa orë.

Qeveria ka vendosur që nga e hëna në të enjte, orari të jetë nga ora 09.30 e mëngjesit deri në 15.30.

Kurse ditën e premte nga ora 09.30 deri në ora 13.00.

Kështu do të ketë një reduktim me 2.5 orë në ditë më pak në punë për administratën publike, raporton noa.al.

Vendimi pritet të shpallet nesër pas mbledhjes së përjavshme të Këshillit të Ministrave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit