Transmetuar më 15-07-2024, 22:11

SHBA- Jay D Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara për Shtëpinë e Bardhë. Trump njoftoi ditën e sotme pas punimeve në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee se kishte vendosur që Vance të jetë zëvendësi i tij.

Kandidati presidencial republikan u shpreh se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë gjatë administratës së parë të tij, Trump pati përkrah Mike Pence, i cili ishte edhe një prej kandidatëve republikanë të këtij viti, por më pas u tërhoq nga gara.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance i Shtetit të Madh të Ohajos. JD i shërbeu me nder vendit tonë në Trupat e Marinës, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos në dy vjet, Summa Cum Laude, dhe është një i diplomuar në shkollën juridike të Yale, ku ishte redaktor i The Yale Law Journal dhe President i Shoqatës së Veteranëve të Ligjit Yale. Libri i JD-së, “Hillbilly Elegy”, u bë një film dhe ‘bestseller’, pasi mbrojti burrat dhe gratë punëtorë të vendit tonë. JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në Teknologji dhe Financa, dhe tani, gjatë Fushatës, do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi në mënyrë të shkëlqyer, Punëtorët dhe Fermerët Amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Ohio, Minesota dhe më tej”, shkroi Trump në Truth Social.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit