Transmetuar më 15-07-2024, 11:18

Ishte një natë magjike për Lamine Yamal, i cili fitoi “Euro 2024” me Spanjën e tij, duke thyer gjithashtu një rekord që i përkiste “mbretit” Pelè.

Një turne fantastik për talentin shumë të ri, i cili mbushi 17 vjeç një ditë para finales së Berlinit. Ai mundi të çlirohej në “bilbilin” e fundit dhe ta ndante gëzimin e pamasë me shokët e skuadrës. 

Në euforinë e festës, megjithatë, Yamal bëri një gafë të bujshme, e cila u bë shpejt “virale” në rrjetet sociale.

Siç ndodh shpesh, i riu i Barcelonës ka nisur një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale nga dhoma e zhveshjes së stadiumit të Berlinit, teksa po festonte bashkë me shokët.

Megjithatë, duke e bërë këtë, ai nuk e kuptoi se kishte filmuar edhe një bashkëlojtar të zhveshur, teksa po ndërronte rrobat e lojës. Të gjitha përballë 500 mijë shikuesve, të cilët ishin lidhur për të ndjekur transmetimin e tij “live”. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit