Transmetuar më 15-07-2024, 11:08

Milani është gati të bëjë lëvizjen e parë në merkaton e kësaj vere. Dhe ai është menjëherë një emër i madh. Pasi ka përfunduar Kampionatin Europian me titullin e fituar me shiritin e kapitenit në krah, Alvaro Morata është gati t’iu thotë “po” kuqezinjve.

Klubi milanez ka njoftuar tashmë Atletico Madridin; është gati të paguajë klauzolën e përfundimit të kontratës së sulmuesit iberik prej 13 milionë euro.

Pra, është gati për të nënshkruar me qendërsulmuesin e lindur në vitin 1992, i cili duhet t’i kryejë nesër në Madrid, – lexojmë në “Gazzetta dello Sport”, – vizita mjekësore në emër të Milanit, përpara se të shkojë me pushime. 

Kontrata me klubin kuqezi do të zgjasë 4 vite, pritet të skadojë në qershor të vitit 2028, kur Alvaro do të jetë gati 36 vjeç. Paga do të jetë 4.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Morata duhet të paraqitet në Milanello menjëherë pas përfundimit të turneut amerikan, i cili do të zhvillohet midis 25 korrikut dhe 7 gushtit. Në rast se do të mbërrinte në Itali gjatë ditëve të pushimit të skuadrës, Morata do të stërvitej me “Milan Futuro”. 

Dje, pas fitores së Kampionatit Europian, Morata foli për triumfin e natës në Berlin dhe shkurtimisht për të ardhmen e tij: “Edhe shumë italianë po bënin tifo për ne, Chiellini më tha ta ngrija trofeun qysh para ndeshjes.

Në këtë kampionat m’u desh të vishja rrobat e ‘muratorit’, nuk shënova shumë gola, por punova si tifoz. Është koha për të festuar, pastaj do të shkoj me pushime”. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit