Transmetuar më 15-07-2024, 08:47

Spanja fitoi “Euro 2024” me meritë, por trajneri Luis de la Fuente nuk dëshiron të kalojë në eufori. Duke folur për mediat spanjolle në “bilbilin” e fundit, trajneri iberik ishte krenar, por ngulmoi se për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo pikë mbërritjeje ky triumf:

"Shpresoj që ky moment të na ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë duam të përmirësohemi, ky është qëllimi ynë. Virtyti i kësaj skuadre është se gjithmonë mendon si të jetë më e mirë". 

Gjithsesi, është një triumf i madh, historik, i katërti për Spanjën në Europian, si asnjë kombëtare tjetër deri tani: "Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve…, mendoj se ishte një mbrëmje e mrekullueshme.

Një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë. “Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë, sepse këto lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë”. 

Për Nico Williams dhe Lamal: "Ata janë dy lojtarë dhe djem të mrekullueshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të rriten dhe ta bëjnë këtë me qetësi. Ne po i shijojmë te Spanja, do të na japin ende shumë kënaqësi".  

Për kapitenin Morata: "Ai është kapiteni ynë, nuk është vënë kurrë në dyshim për cilësitë e tij futbollistike dhe njerëzore. Në fakt nuk njihet sa duhet për atë që ka bërë, por është një lojtar i madh. Me kalimin e kohës do të vlerësohet ashtu siç e meriton". 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit