Transmetuar më 14-07-2024, 23:23

Spanja u shpall kampione e Europës, pasi mposhti në finale Anglinë me rezultatin 2-1.

Në fund festa ishte e madhe për iberikët, që u futën në histori, si kombëtarja me 4 Europianë të fituar, si asnjë tjetër.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe dhënies së çmimeve, Spanja ngriti në qiellin e Berlinit trofeun e kampionit, me kapitenin Morata.

Sukses i merituar nga spanjollët, që i mahnitën të gjithë me lojën dhe rezultatet e treguara në këtë Europian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit