Transmetuar më 14-07-2024, 20:10

Me surpriza ka nisur ky episod i kësaj të diele në “She’s On Top”. Dy prej konkurrenteve janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, gjë që solli skualifikimin e menjëhershëm të tyre.

Bëhet fjalë për Xhenetën dhe Sindin. Çdo gjë nisi pas një pyetje provokuese në lojën “E vërtetë apo sfidë”, gjë që më pas solli përplasjen fizike të tyre.

Produksioni vendosi të mos i transmetonte këto pamje, teksa vendimi për skualifikimin e tyre ishte i menjëhershëm, vendim i cili u komentua edhe nga juria, që u quajt si një veprim i turpshëm nga ana e vajzave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit