Transmetuar më 14-07-2024, 14:02

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pastiçeria “Sharr” në Veri të Mitrovicës, është sulmuar me koktej molotovi. Persona të panjohur, kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, shprehet se rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës.

“Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Në të njëjtin lokal, kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në veri të Mitrovicës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit